03/05/2023• Mesazhe• Bianka Hada
Në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit me një grup gazetarësh të rinj në Shqipëri.
Media në një shoqëri demokratike formon opinionin publik, ka një rol të pazëvendësueshëm në informimin e saktë të shoqërisë, në misionin e saj për të shprehur të vërtetat në mënyrë të paanshme e transparente.
Asnjë media, apo punonjës i saj nuk duhet të ndiehet e shantazhuar apo e kërcënuar për shkak të kryerjes së këtij misioni.
Bashkëbisedimi i frytshëm mbi realitetin mediatik, lirinë e shtypit, censurën dhe vetëcensurën, organizimet e munguara sindikale të punonjësve të medias japin shpresë se me gazetarë të lirë e profesionistë do të kemi një media më cilësore.