22/11/2022• Mesazhe• Bianka Hada
114 vjet më parë, Kongresi i Manastirit do të shënonte një nga arritjet më të mëdha të historisë sonë kombëtare, duke njësuar alfabetin e gjuhës shqipe.
Për këtë arsye, sot festojmë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar me respektin më të madh të gjithë mendimtarët dhe atdhetarët që dhanë kontributin e tyre në përmbushjen e ëndrrës për të lëvruar e shkruar gjuhën shqipe me një alfabet të përbashkët.
Bashkë me alfabetin, ata na dhanë një mesazh kuptimplotë se çdo ndasi mund të tejkalohet, nëse punojmë me zemër e shpirt për kombin shqiptar.
Le të urojmë sot njëzëri, ashtu si patriotët shqiptarë 114 vjet më parë: “Rroftë Alfabeti!”