Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Mesazhi i Presidentit Begaj pas ndarjes nga jeta të At Arthur Liolin

Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin, Kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston.
At Liolinin, këtë figurë të shquar të Kishës Ortodokse dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, do ta kujtojmë përherë si pasardhës të denjë të Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe.
Në vitin 1991, At Liolini realizoi ëndrrën e tij, duke meshuar në 22 qytete të Shqipërisë.
Ai nuk ishte thjesht një udhërrëfyes shpirtëror, por mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, mbështetje të cilën e shprehu edhe nëpërmjet botimeve ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike mbi çështjen shqiptare.
Shpirti i tij u prehtë në paqe!