Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Mesazhi i Presidentit Begaj në nder të Kuvendit të Lezhës

Sot nderojmë Kuvendin e Lezhës, që krijoi “Besëlidhjen e Lezhës”, pikënisjen e formimit të shtetit shqiptar. Duke bashkuar princa të shquar shqiptarë nën udhëheqjen e Skënderbeut, Besëlidhja e Lezhës ia doli që për vite të tëra të mbronte truallin arbëror.

Ta kujtojmë këtë ditë jo vetëm për të nderuar një nga faqet më të rëndësishme të historisë sonë, por edhe për të përcjellë mesazhin jehonues, se sfidat e mëdha që ne shqiptarët kemi përpara, mund t’i fitojmë vetëm duke punuar bashkarisht.