01/10/2022• Mesazhe• Bianka Hada
Mesazhi i Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve na fton që të punojmë për një shoqëri për të gjitha moshat, për solidaritet, dashuri e respekt ndaj prindërve, gjyshërve e gjysheve tona. Rritja e vazhdueshme e numrit të të moshuarve, që jetojnë vetëm apo pa të ardhura e pa strehë, i ngarkon institucionet shtetërore me përgjegjësi të shtuar për të mos i lënë në harresë, dhe për të hartuar e zbatuar politika, që mundësojnë përkujdesje dinjitoze sociale e shëndetësore për ta.