25/11/2022• Mesazhe• Bianka Hada
Në Shqipëri, dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e rëndë e shoqërisë dhe një barrë e madhe që mban peng jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe përparimin e shoqërisë në tërësi.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave është krim dhe shkelje themelore e të drejtave të njeriut.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, ndërsa bota shënon “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” vlen të përmendet se dhuna është pengesë për sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë.
Na takon ne si shoqëri, çdo institucioni shtetëror dhe mekanizmi përgjegjës të raportojë rastet e dhunës dhe t’i ndëshkojë ato. Secili prej nesh individualisht duhet të kontribuojë për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat që të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe ta çojnë përpara atë.