Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Mesazhi i Presidentit Begaj në 25-vjetorin e Betejës së Prekazit

Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm.

Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj.

Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!