Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Mesazhi i Presidentit Begaj me rastin e 78-vjetorit të lindjes së Xhevahir Spahiut

Sot, në 78 vjetorin e lindjes së Xhevahir Spahiut, gjej rastin t’i uroj një jetë sa më të gjatë poetit, e t’i shpreh mirënjohjen për pasurimin që i ka bërë përgjatë dekadave gjuhës dhe letërsisë sonë.

Poetët e përmasave të Spahiut janë një bekim për një komb, e të gjithë ne jemi me fat që një mjeshtër i penës si Spahiu, vazhdon të na frymëzojë dhe emocionojë me vargjet dhe poezitë e tij.

Gëzuar ditëlindjen poetit të madh Spahiu!