Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Mesazhi i Presidentit Begaj mbi ndarjen nga jeta të Akademikut Bahri Beci

Mësova me dhimbje për ndarjen nga jeta të Akademikut Bahri Beci.

Profesor Beci ishte një autoritet akademik i shkencave albanologjike.

Trashëgimia e tij shkencore, veçanërisht në disiplinën e fonetikës, dialektologjisë, gramatikës dhe të politikave gjuhësore do të orientojë e frymëzojë albanologët e së ardhmes.

U prehtë në paqe!