Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2023 09 11 at 5.26.37 PM6

Aktivitetet

Fillimi i shkollës – Zonja e Parë, Armanda Begaj viziton shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Zonja e Parë, Armanda Begaj zgjodhi ta kalonte këtë ditë me fëmijët e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq.

WhatsApp Image 2023 09 11 at 5.26.37 PM1 1Zonja e Parë uroi më të vegjlit: “Uroj që të mësoni shumë, të doni e respektoni mësuesen tuaj, të bëni shokë e shoqe, të luani e të argëtoheni së bashku.”

WhatsApp Image 2023 09 11 at 5.26.38 PM3 1Ajo u premtoi atyre se do te shkojë në festën e tyre të abetares për të qenë me ta në një nga ditët më të paharrueshme të jetës së tyre. Zonja Begaj përshendeti disa klasa nxënësish e i uroi atyre një vit të mbarë.

WhatsApp Image 2023 09 11 at 5.26.37 PMAjo vizitoi edhe laboratorët e shkollës shumë të rëndësishëm për të mundësuar më mirë kuptimin e lëndëve shkencore.

WhatsApp Image 2023 09 11 at 19.30.56

Gjatë vizitës në shkollën “Bashkim Berisha”, Zonja e Parë u takua edhe me stafin pedagogjik të shkollës, të cilin e përgëzoi për punën, përkushtimin, pasionin, mirëmbajtjen e mjediseve dhe laboratorëve.

WhatsApp Image 2023 09 11 at 5.26.38 PM Në kuadër të fillimit të shkollës, Presidenti Begaj uroi më herët përmes një mesazhi të gjithë nxënësit dhe mësuesit. “Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes,” – tha në mesazhin e tij Presidenti

WhatsApp Image 2023 09 11 at 5.26.37 PM4