Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Shtetësi

Dekret për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare nr. 315

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR LEJIMIN E LËNIES SË SHTETËSISË SHQIPTARE

 

Në mbështetje të nenit 92, shkronjës “c”, nenit 93 të Kushtetutës, nenit 13, nenit 20 e në vijim të ligjit nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, me propozim të Ministrit të Brendshëm,

D E K R E T O J:

Neni 1

Iu lejohet lënia e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tyre, shtetasve:

 

  1. Xhimi Bardhok Bibaj
  2. Donis Ilir Paci
  3. Nilka Hekuran Krasniqi (Gjurra)
  4. Margarita Qemal Sadiku (Albrahimi)
  5. Miranda Xhavit Hoxha
  6. Arian Sulejman Aliaj

 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

Dekret nr. 315

Tiranë, më 6.11.2023                                                     

 

                                                                                                                       BAJRAM BEGAJ