Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 0424

Lajme

Begaj: Samiti i Procesit të Berlinit, historik për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, përshëndeti nisjen e samitit të Procesit të Berlinit që mbahet këtë të hënë në Tiranë. Ai i uroi delegacioneve pjesëmarrëse, mirëseardhjen dhe punime të mbara në këtë samit.

Në një postim në profilin zyrtar në facebook dhe platformën X, kreu i shtetit e konsideron samitin si një ngjarje të madhe dhe historike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin, përsa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Mbajtja në Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit”- shkruan Presidenti Begaj.

Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në Tiranë, bën sot bashkë liderët e vendeve të Ballkanit dhe drejtues të Bashkimit Evropian.