16/10/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Bajram Begaj përcolli sot mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari.
Presidenti Begaj shprehu keqardhje për këtë humbje duke vlerësuar dhe rolin e Ahtisaarit në negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
“Shpreh keqardhjen time të thellë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit finlandez Martti Ahtisaari, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe njëkohësisht një nga kontribuesit më të mëdhenj të paqes në Kosovë”, shkruan Presidenti Begaj në facebook dhe platformën X.