06/01/2023• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J :
Shpalljen e ligjit nr. 97/2022, “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Europian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Programit për Zhvillimin Rural të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit,(IPARD III)”.
Dekret nr. 2
Tiranë, më 6.1.2023
BAJRAM BEGAJ