27/07/2023• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 56/2023, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, lidhur me një hua koncesionale për programin “Përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019””.
Dekret nr. 161
Tiranë, më 27.7.2023
BAJRAM BEGAJ