10/03/2025• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 14/2025, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 2, datë 5.2.2025 të Këshillit të Ministrave, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar””.
Dekret nr. 98
Tiranë, më 10.3.2025
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ