Presidenti i Republikës së Shqipërisë

PHOTO 2022 12 06 14 24 03 7

Aktivitetet

Zonja e Parë Armanda Begaj vizitoi Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”

Krijimi një atmosfere të ngrohtë e festive ishte qëllimi i vizitës së Zonjës së Parë Armanda Begaj në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, në Tiranë, në të cilën ofrohet përkujdesje për fëmijët nga 0-6 vjeç.

PHOTO 2022 12 06 14 24 03 1

Në prag të nisjes së sezonit festiv, e shoqëruar edhe nga i biri Doriani, nga Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, znj. Reme Lala, si dhe nga drejtuesja e kësaj qendre, znj. Orjeta Metaj, Znj. Begaj qëndroi disa orë në shoqërinë e 31 fëmijëve të këtij institucioni dhe stafit, “nënave” të kësaj shtëpie.  Zonja e Parë dhe Doriani mundësun disa dhurata simbolike dhe së bashku me fëmijët dekoruan bredhin e festave.

Zonja e Parë falenderoi stafin e Shtëpisë së Foshnjës “Hannah dhe Rozafa,” për dedikimin e tyre në krijimin e një mjedisi shumë të ngrohtë familjar për fëmijët e vegjël, që atyre të mos u mungojë kujdesi dhe dashuria gjatë rritjes.

PHOTO 2022 12 06 14 24 03 4

“Në këto festa dhe kurdoherë, t’u kushtojmë vëmendje e t’u falim sa më shumë dashuri foshnjave apo fëmijëve në nevojë, të cilët më shumë se kushdo e kanë të domosdoshme mbështetjen e gjithanshme. Na takon të gjithëve të ndërtojmë një shoqëri ku këta fëmijë të mund të kenë mundësi të njëjta për t’u rritur dhe edukuar denjësisht për të ardhmen e tyre dhe të vendit”, tha gjatë vizitës së saj Zonja Begaj.

Më poshtë një video me  momentet festive të Zonjës së Parë Armanda Begaj me fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”: