Zonja e Parë, Armanda Begaj, vizitë në galerinë ‘’Klovićevi Dvori” së bashku me Zonjën e Parë të Kroacisë
Zonja e Parë, Armanda Begaj, ka mbërritur në Zagreb në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj në Republikën e Kroacisë.
Pas ceremonisë zyrtare të pritjes u organizua një program i veçantë për bashkëshortet e dy presidentëve.
Zonja Begaj së bashku me bashkëshorten e Presidentit të Republikës Kroate, znj. Sanja Musiç Milanoviç, vizituan galerinë ‘’Klovićevi Dvori ‘’ në Zagreb.
Me praninë e kuratores së ekspozitës, znj. Danijela Markotiç, dy zonjat e para kundruan ekspozitën “Oton Iveković – Ekspozitë retrospektive” me veprat e një prej artistëve kryesorë të modernitetit kroat, ku ai u shqua si autori më i mirë i pikturës historike në Kroaci.