Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 05 18 at 11.08.49

Aktivitetet, Lajme

Zonja e Parë, Armanda Begaj, vizitë me një grup nxënësish tek Torra Veneciane në Durrës. “Vizitoni muzeumet! Zbuloni tashëgiminë historike e kulturore të vendit tonë”!

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Zonja e Parë, Armanda Begaj, e shoqëruar nga një grup nxenësish të shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku”, Durrës, vizitoi kullën në kalanë bizantine të këtij qyteti, që njihet si “Torra Veneciane”.

WhatsApp Image 2024 05 18 at 11.08.49 1Monumenti i Trashëgimisë Kulturore është shndërruar tashmë në një qendër të interpretimit multimedial të historisë së qytetit antik.

WhatsApp Image 2024 05 18 at 11.08.49 5Bazuar në temën e këtij viti të Ditës Botërore të Muzeve, që synon edukimin dhe kërkimet shkencore, Zonja Begaj përcolli mesazhin e nevojës për t’u rritur me kulturën e vizitave në muze dhe me frymën e historisë. Ajo i ftoi të gjithë fëmijët të zbulojnë trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit të Durrësit.

WhatsApp Image 2024 05 18 at 11.08.49 4“Fëmijët duhet të vijnë këtu të njohin historinë e Dyrrachiumit dhe nëpërmjet saj, historinë e Shqipërisë”, – u shpreh Zonja Begaj gjatë kësaj vizite, ndërsa gjatë bisedës ndau me nxënësit rëndësinë që ka e shkuara e një kombi për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë.

WhatsApp Image 2024 05 18 at 11.08.49 3Vizita tek Torra Veciane emocionoi vogëlushët, të cilët, të impresionur nga imazhet historike të përcjella në kupolën e kullës nga mjetet digjitale, premtuan që do të shprehin refleksionet e tyre përmes eseve dhe pikturave.

WhatsApp Image 2024 05 18 at 11.08.49 2Zonja Begaj, në ndjekje të traditës së nxitjes së leximit shqip, u dhuroi nga një libër nxënësve që u bënë pjesë e akivitetit “Zbulo trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit të Durrësit”.