Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 4566

Aktivitetet

Zonja e Parë, Armanda Begaj, dhuron çanta dhe sete të plota shkollore në fshatrat e Elbasanit dhe të Librazhdit

Begaj mësuesve:

“Çdo fëmijë, në çdo cep të Shqipërisë, meriton arsimim cilësor, me metoda bashkëkohore pedagogjike. Ndiqni ëndrrat dhe dhuntitë e tyre!

Ndihmojini t’i zhvillojnë ato!

Ky është investimi më i madh për të ardhmen e shoqërisë sonë”.

IMG 4565

Në prag të vitit të ri shkollor, Zonja e Parë, Armanda Begaj vizitoi shkollën “Myrteza Gjoni” në Balëz Elbasan, ku u takua me mësues, nxënës e prindër.

Ajo iu dhuroi nxënësve të klasës së parë e të dytë të kësaj shkolle dhe dy shkollave vartëse të saj, “Riza Kurti”, Rrilë, dhe Balëz lart, çantat dhe setin e plotë shkollor.

Zonja Begaj u shpreh se “e bën këtë ndihmë me një kënaqësi të madhe”. 

IMG 4573

Ajo uroi nxënësit për suksese në shkollë dhe këshilloi mësuesit të vijojnë të punojnë fort e të bashkëpunojnë me prindërit për mirëarsimimin e fëmijëve.

“Çdo fëmijë, në çdo cep të Shqipërisë, meriton arsimim cilësor, me metoda bashkëkohore pedagogjike. Ndiqni ëndrrat dhe dhuntitë e tyre!

Ndihmojini t’i zhvillojnë ato!

Ky është investimi më i madh për të ardhmen e shoqërisë sonë”, – u shpreh ajo.

IMG 4571

Gjithashtu, Zonja Begaj ishte e pranishme edhe në ndarjen e librave në shkollën “Veiz Çota” në fshatin Togëz të Librazhdit.

Setin e plotë të mjeteve mësimore dhe çantat dhuratë nga Zonja e Parë i morën edhe fëmijët e klasave të ulëta të kësaj shkolle.

IMG 4562