Presidenti i Republikës së Shqipërisë

59536f03 e44b 411b bbd3 b9f8bebf8aa0

Aktivitetet

Zonja Begaj në Lituani viziton Qendrën Ukrainase në Vilnius

“Gratë e Ukrainës janë heroinat e kohës sonë.

Ato frymëzojnë me guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Mendimet dhe zemra ime janë me to, bashkë me të gjitha gratë shqiptare. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe përkrahim me të gjitha forcat tona”.

Zonja e Parë, Armanda Begaj, ishte në Lituani, pjesë e vizitës shtetërore të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në republikat baltike.

5f3e0fea acef 46e1 8e87 e14640f3fa6e

Zonja Begaj, në shoqërinë e Zonjës së Parë të Lituanisë, Diana Nausėdienė, zhvilloi në Vilnius vizita dhe aktivitete me fokus shkëmbimin e përvojave të funksionit të shtetit demokratik dhe të përballjes me pasojat e Luftës në Ukrainë.

Fillimisht, Zonja Begaj zhvilloi një vizitë në Qendrën e Edukimit Civil në Vilnius, e cila krijon mundësi ndërveprimi mes shtetit dhe qytetarëve në funksion të rritjes së nivelit të demokracisë. 

Zonja Begaj vizitoi Qendrën Ukrainase në Vilnius, të ngritur me inicim dhe mbështetje nga Zonjat e Para të Lituanisë dhe Ukrainës, Diana Nausėdienė dhe Olena Zelenska, në bashkëpunim me Universitetin Vytautas Magnus.

Gjatë vizitës në Qendrën Ukrainase në Vilnius, Zonja Begaj u njoh me veprimtaritë e Lituanisë në ndihmë ndaj komunitetit ukrainas, ofrimin e mundësive përmes iniciativave arsimore, psikologjike dhe kulturore për rehabilitimin e familjeve të shpërngulura nga lufta. Lituania, ashtu si Shqipëria, ka ofruar mbështetje jo vetëm ushtarake, por dhe humanitare për Ukrainën. Në këtë aspekt, Zonja Begaj tregoi nismat e vendit tonë në mbështetje të familjeve ukrainase, ndërsa theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të fortë të vendeve të bllokut Euroatlantik për dhënien fund të agresionit rus.

d99c4c15 5a85 4534 a3a9 40deed493c66

Ajo përgëzoi Zonjën e Parë të Lituanisë, Diana Nausediene, dhe Zonjën e Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, për ngritjen e kësaj qendre, duke shprehur mirënjohje dhe krenari për të gjitha nënat, motra dhe bijat e guximshme të Ukrainës.

Duke u fokusuar mbi pasojat e luftës te fëmijët, Zonja Begaj përmendi faktin se reagimi i përbashkët do të mund të triumfojë për ndalimin e së keqes. Gjatë vizitës në Qendrën Ukrainase, Zonja Armanda Begaj ndoqi ekspozitat “Këmisha të qëndisura të lindura nga lufta” dhe “Beso. Dashuri. Prit”, ku dokumentohen vuajtjet e familjeve të Ukrainës.

Në librin e shënimeve, Zonja e Parë, Armanda Begaj, shkroi: 

“Gratë e Ukrainës janë heroinat e kohës sonë.

Ato frymëzojnë me guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Mendimet dhe zemra ime janë me to, bashkë me të gjitha gratë shqiptare. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe përkrahim me të gjitha forcat tona”.