29/05/2024• Aktivitetet, Lajme• Bianka Hada
Zonja e Parë, Armanda Begaj, mori pjesë sot në festën e Abetares së nxënësve të klasës së parë në shkollën “Lasgush Poradeci” në Tiranë.
Ndërsa kremtoi këtë ditë të shënuar me të vegjlit, mësuesit dhe prindërit e tyre, Zonja Begaj i falënderoi nxënësit për gëzimin që sollën me programin e tyre festiv tradicional të përfundimit të Abetares.
Gjithashtu, ajo shprehu falënderime ndaj prindërve për përkushtimin dhe ndaj mësuesve për pasionin në ushtrimin e detyrës, duke inkurajuar vijimin e kësaj fryme edukimi dhe mësimi.
Zonja Begaj u shpërndau nxënësve certifikatën e librit të parë shkollor të gjuhës shqipe dhe bashkë me të i dhuroi secilit një libër, siç e ka bërë tashmë traditë.