Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Valter Ibrahimi

Këshilltar Diplomatik

Valter Ibrahimi

Valter Ibrahimi ka lindur në Tiranë, më 28 korrik 1963. Ka mbaruar studimet universitare në vitin 1988, duke u diplomuar me titullin Inxhinier në Fakultetin Gjeologji-Miniera të Universitetit të Tiranës. Ai është rekrutuar në shërbimin e jashtëm shqiptar në dhjetor 1992. Që prej këtij viti e në vazhdim, ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme diplomatike brenda dhe jashtë vendit.

Përpara fillimit të detyrës së Këshilltarit Diplomatik të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ai e ka ushtruar këtë funksion edhe në vitet 2014-2019 për Presidentin e ndjerë, Bujar Nishani (2014-2017), dhe Presidentin Ilir Meta (2017-2019). Më herët, ai ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Gjermani, në vitet 2009-2014, dhe në Austri, në vitet 2006-2009. Gjatë periudhës 2006-2008, ai ka shërbyer njëkohësisht dhe si Ambasador jorezident në Slloveni. Ndërsa, gjatë viteve 2000-2002, ka qenë Sekretar i Parë në Republikën Çeke dhe në vitet 1993-1997, Sekretar i Dytë në Rumani.

Përpara se të merrte detyrën e Ambasadorit në Austri, ai ka qenë Drejtor për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht anëtar i grupit negociator shqiptar, për negocimin me Komisionin Evropian të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit, si dhe Marrëveshjen e Ripranimit me Bashkimin Evropian, në periudhën 2003-2006. Gjatë periudhës 2002-2003, ai ka qenë Shef Sektori pranë Drejtorisë së Amerikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme për sektorin e SHBA-ve, ndërsa gjatë periudhës 1997-2000, ka qenë Specialist për Marrëdhëniet me SHBA, por në periudha të caktuara edhe për vende të tjera, si Kanadaja dhe Meksika në Drejtorinë e Amerikës, Azisë dhe Paqësorit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Përpara marrjes së detyrës në Rumani, në vitet 1992-1993, ai ka shërbyer si specialist në Drejtorinë e Rajonit në MPJ.

Si koordinator për programet e trajnimit në Akademinë Diplomatike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ai ka qenë mentor i tre gjeneratave të diplomatëve të rinj në vitet 2019-2022. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka kryer një sërë trajnimesh të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Z. Ibrahimi është i martuar me Rilinda Ibrahimin dhe ka dy fëmijë: Kledio dhe Anisa. Ai flet anglisht, rumanisht, italisht dhe ka njohuri bazë në gjermanisht.

Valter Ibrahimi është dekoruar në vitin 2017 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dhe nga Princi e Mjeshtri i Madh dhe Këshilli i Urdhrit Sovran të Maltës me titullin “Commendatore pro Merito Melitensi”, në vitin 2015.

Këshilltar Diplomatik

Valter Ibrahimi

Valter Ibrahimi

Valter Ibrahimi ka lindur në Tiranë, më 28 korrik 1963. Ka mbaruar studimet universitare në vitin 1988, duke u diplomuar me titullin Inxhinier në Fakultetin Gjeologji-Miniera të Universitetit të Tiranës. Ai është rekrutuar në shërbimin e jashtëm shqiptar në dhjetor 1992. Që prej këtij viti e në vazhdim, ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme diplomatike brenda dhe jashtë vendit.

Përpara fillimit të detyrës së Këshilltarit Diplomatik të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ai e ka ushtruar këtë funksion edhe në vitet 2014-2019 për Presidentin e ndjerë, Bujar Nishani (2014-2017), dhe Presidentin Ilir Meta (2017-2019). Më herët, ai ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Gjermani, në vitet 2009-2014, dhe në Austri, në vitet 2006-2009. Gjatë periudhës 2006-2008, ai ka shërbyer njëkohësisht dhe si Ambasador jorezident në Slloveni. Ndërsa, gjatë viteve 2000-2002, ka qenë Sekretar i Parë në Republikën Çeke dhe në vitet 1993-1997, Sekretar i Dytë në Rumani.

Përpara se të merrte detyrën e Ambasadorit në Austri, ai ka qenë Drejtor për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht anëtar i grupit negociator shqiptar, për negocimin me Komisionin Evropian të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit, si dhe Marrëveshjen e Ripranimit me Bashkimin Evropian, në periudhën 2003-2006. Gjatë periudhës 2002-2003, ai ka qenë Shef Sektori pranë Drejtorisë së Amerikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme për sektorin e SHBA-ve, ndërsa gjatë periudhës 1997-2000, ka qenë Specialist për Marrëdhëniet me SHBA, por në periudha të caktuara edhe për vende të tjera, si Kanadaja dhe Meksika në Drejtorinë e Amerikës, Azisë dhe Paqësorit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Përpara marrjes së detyrës në Rumani, në vitet 1992-1993, ai ka shërbyer si specialist në Drejtorinë e Rajonit në MPJ, si koordinator për programet e trajnimit në Akademinë Diplomatike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ai ka qenë mentor i tre gjeneratave të diplomatëve të rinj në vitet 2019-2022. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka kryer një sërë trajnimesh të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.