Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 05 02 at 07.59.35

Lajme

Të gjithë në “Vallje”. Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie

Pasditen e 1 majit, në vijim të vizitës në rajonin arbëresh të Kalabrisë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi një takim me banorët e komunës Firmo.

WhatsApp Image 2024 05 02 at 07.59.37 1

Presidenti Begaj përcolli mesazhin për ndërveprim mes komuniteteve me kultura të ndryshme dhe në këtë aspekt vlerësoi rolin e arbëreshëve për fuqinë e identitetit, trashëgiminë kulturore, traditën popullore dhe folklorin.

Duke iu referuar traditës së përvitshme të “Valljes”, që në këtë fshat ruhet si simbol i fitores së Skënderbeut, Presidenti Begaj theksoi se ajo mbetet gjithnjë frymëzuese. Ai ju drejtua pjesëmarrësve në këtë festë të “Valljes” të promovojnë njohjen e identitetit dhe diversitetin kulturor.

WhatsApp Image 2024 05 02 at 07.59.38

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të shohim të “vallëzojnë lirshëm” veçanërisht të rinjtë, të cilët duhet të luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e kësaj trashëgimie. Të rinjtë janë ambasadorët e ardhshëm të kulturës sonë dhe mbajtësit e flamurit të identitetit arbëresh dhe shqiptar”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili tha se duhen përgatitur brezat për të përballuar sfidat e globalizimit, si dhe duke ruajtur unikalitetin e trashëgimisë.

WhatsApp Image 2024 05 02 at 07.59.38 1

“Kultura dhe tradita arbëreshe, si pjesë shumë e rëndësishme e kulturës shqiptare, – vlerësoi Presidenti Begaj, janë dëshmi e fuqisë së lirisë për të mbijetuar përmes shekujve, edhe në kushte të vështira dhe ndryshime të mëdha historike”.

WhatsApp Image 2024 05 02 at 07.59.39

Sikurse në takimet e mëparshme me arbëreshët, edhe në Firmo Kreu i Shtetit përcolli mesazhin për ruajtjen e traditave, kulturës e gjuhës, si një mënyrë për të kujtuar origjinën, por dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.

WhatsApp Image 2024 05 02 at 07.59.39 1