Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të mirëpresë në Tiranë Presidentin e Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.