Presidenti i Republikës së Shqipërisë

okb

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pret në një takim kortezie Koordinatoren Rezidente të OKB në Shqipëri, Znj. Fiona McCluney

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim kortezie Koordinatoren Rezidente të OKB në Shqipëri, Znj. Fiona McCluney, e cila i uroi Presidentit të Republikës suksese në detyrën e re.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku Presidenti Begaj vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB-së, në mbështetjen e axhendës për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë.

Gjithashtu, u diskutua edhe mbi kontributin që Shqipëria po jep si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit, për periudhën 2022-2023.