Presidenti i Republikës së Shqipërisë

thumbnail PHOTO 2022 10 18 10 38 05

Lajme

Presidenti Begaj priti Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Jutta Gűtzkow

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Kryetaren e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Jutta Gűtzkow.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin dhe kontributin e dhënë nga Zyra e Këshillit të Evropës në Shqipëri, në mbështetje të reformave kyçe për vendin, si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, mbrojta nga diskriminimi i grupeve të pambrojtura si dhe promovimi i pavarësisë së medias.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që Këshilli i Evropës po luan në këto momente të vështira për kontinentin evropian dhe hapësirën euroatlantike në trajtimin e çështjeve të lidhura me zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, por edhe në dënimin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.