Presidenti i Republikës së Shqipërisë

1671722538577

Lajme

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj viziton Sarandën, takohet me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe komunitetit

Në ditën e dytë të turit në jug të vendit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u ndal në Sarandë, ku kreu një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të bizneseve dhe komunitetit.

1671722538573

Fillimisht Presidenti Begaj u takua me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, z. Adrian Gurma, ku foli për zhvillimin dhe sfidat e qytetit të Sarandës. “Është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim mes pushteteve, mes institucioneve, për të garantuar që të gjithë qytetarët të dëgjohen dhe të mbështeten,” tha Presidenti Begaj në takim. Presidenti i garantoi Kryetarit të Bashkisë se do të kishte të gjithë mbështetjen e Kreut të Shtetit për të adresuar çdo shqetësim nëse do të ishte e nevojshme. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë, ishte i pranishëm dhe Prefekti i Qarkut të Vlorës, z. Flamur Mamaj, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

1671722538563

Presidenti Begaj vizitoi dhe gjimnazin “Hasan Tahsini”, një gjimnaz të spikatur të Shqipërisë, ku u takua me stafin pedagogjik, si dhe nxënësit e gjimnazit. Duke iu drejtuar nxënësve, Presidenti tha se “E ardhmja e vendit varet pikërisht nga ju. Siç është edukimi sot, do të jetë Shqipëria nesër. Merrni në dorë fatin tuaj, fatin e vendit,” tek sa bëri thirrje për një vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet në drejtim të edukimit.

 

1671722538559

Presidenti vizitoi gjithashtu dhe Spitalin e Sarandës “Petro Nako”, ku falënderoi mjekët për dedikimin dhe përkushtimin ndaj pacientëve.

1671722538554

Gjatë takimeve në Sarandë, Presidenti Begaj u takua dhe me përfaqësues të bizneseve, për t’u njohur më mirë me të gjitha problematikat në këtë sektor, si dhe me ish-ushtarakë.

1671722538549Në fund të turit në Sarandë, Presidenti Begaj vizitoi dhe Parkun Kombëtar të Butrintit, një pasuri që i përket jo vetëm Shqipërisë por të gjithë botës dhe që e bën Sarandën një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit.

1671722538568