Presidenti i Republikës së Shqipërisë

thumbnail 0dd48368 1c96 4e63 be90 262020f890cd

Lajme

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj viziton Finiqin

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi sot Finiqin, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek.

thumbnail a02b0ea4 6423 45ba 871a 1b10a6dda534

Presidenti Begaj ka vizituar Parkun Arkeologjik të Finiqit, i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço, deputetët e qarkut znj. Anila Denaj dhe z. Niko Kuri.

thumbnail 0da342c0 2f5a 4299 a993 a170f1466a9d

“Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës. Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën”, u shpreh Presidenti Begaj

thumbnail IMG 8668

Gjatë qëndrimit në Finiq, Presidenti Begaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë zhvilluan dhe një takim kortezie me intelektualë të të zonës.