Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj shtron iftar në Dibër për besimtarët myslimanë
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj zgjodhi Dibrën, një qytet me tradita të konsoliduara fetare dhe patriotike për të shtruar një iftar për besimtarët myslimanë agjërues.
“Jam i lumtur që sot mblodha në Dibër besimtarë myslimanë dhe përfaqësues të klerit islam nga trevat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju uroj për më shumë begati, mirësi në familjet tuaja, dhe ju ftoj të vijojmë të bëjmë vepra të mira e të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë, të pamundurit, të moshuarit e vetmuar, familjet me probleme sociale. Është në shpirtin e shqiptarit dhe në atë të këtij muaji falja, sakrifica dhe ndihma” tha midis të tjerash Presidenti Begaj.
Presidenti Begaj ndihmoi gjithashtu me pako ushqimore familje në nevojë në zonën e Dibrës.