08/02/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, për tërmetin shkatërrimtar të datës 6 shkurt 2023 në Turqi.
Ndër të tjera, Presidenti Begaj u shpreh se “Populli shqiptar, si dhe unë e kemi të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk dhe qetësuar sadopak zemrat e familjeve të të mbijetuarve. Lutemi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi.”