Presidenti i Republikës së Shqipërisë

processed 939281f4 9331 4588 be8a 2acab1e73591 6nWzfhYg

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pret Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj. Helga Maria Schmid

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj. Helga Maria Schmid. Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Organizatës në këto momente kyçe që kontinenti evropian dhe rendi botëror po kalojnë, si dhe nënvizoi vullnetin e Shqipërisë si vend anëtar i organizatës, për të kontribuar në drejtim të ruajtjes së paqes dhe rendit botëror.
processed 9bd21708 5017 4555 ba02 91aab31bec65 TUiSr98a
Duke u ndalur tek procesi i zgjedhjeve të ardhshme lokale, Presidenti Begaj vlerësoi ekspertizën e OSBE/ODIHR dhe theksoi se si President i Republikës do të bëjë gjithçka që i lejon Kushtetuta dhe ligji, që jo të kemi thjesht zgjedhje më të mira se paraardhëset, por ato të përmbushin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu rolin dhe kontributin e OSBE-së në Kosovë dhe rajon. Në këtë linjë, Kreu i Shtetit përshëndeti dakordësimin publik që u arrit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, duke rikonfirmuar qëndrimin e Shqipërisë se dialogu dhe marrëveshja janë rruga e vetme për një rajon në paqe dhe stabilitet.
processed 7424ac6b 8478 4fd0 a499 9481fff982e9 RSXrtJPT
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan kontributin që misioni i OSBE-së në Ukrainë po luan në këto momente agresioni të pashembullt, të pajustifikuar e të paprovokuar nga një anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe të organizatës, si dhe kontributin real për paqen. “Çdo krim i kryer në Ukrainë, ndaj popullsisë civile, ndaj fëmijëve dhe ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nuk duhet të mbesë pa ndëshkuar,” – nënvizoi Presidenti Begaj.