Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Austria 2 scaled

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj pret Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z. Alexander Van der Bellen

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti në një vizitë shtetërore Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z. Alexander Van der Bellen. Presidenti austriak ishte i shoqëruar dhe nga Zonja e Tij, Doris Schmidauer.

Austria 3 scaled

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës, dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, si dhe ishin pjesë e bisedimeve me delegacionet.

Në përfundim të takimeve, dy presidentët mbajtën dhe një konferencë për shtyp.

Austria 4 scaled

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj e konsideroi vizitën e presidentit austriak si një tregues të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe e cilësoi Austrinë si një partner dhe mik historik të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kliko këtu për deklaratën e plotë: https://president.al/deklarata-e-presidentit-te-republikes-sh-t-z-bajram-begaj-ne-konferencen-per-shtyp-presidentin-e-austrise-sh-t-z-alexander-van-der-bellen/