Presidenti i Republikës së Shqipërisë

4a812351 0537 4299 be45 80401474e77e

Lajme

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj pret një delegacion të Republikës Popullore të Kinës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj priti sot një delegacion të Republikës Popullore të Kinës, të kryesuar nga znj. Jiang Yu, përfaqësuese e posaçme e Ministrisë së Jashtme për bashkëpunimin me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Presidenti Begaj e vuri theksin në marrëdhëniet mes dy vendeve duke i vlerësuar ato si të mira dhe bashkëpunuese. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve u konsiderua si një ecuri pozitive, ndërsa një theks i veçantë u vendos te rëndësia e tregtisë edhe në të ardhmen.

Kryetarja e delegacionit kinez falënderoi për pritjen dhe theksoi se Shqipëria mbetet një vend mik dhe i rëndësishëm për Republikën Popullore të Kinës. Ajo theksoi kontributin që Shqipëria i ka dhënë këtij vendi për anëtarësimin në OKB.