Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Untitled Artwork

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pret në nje takim lamtumire Ambasadorin e Luksemburgut në Shqipëri, Sh. T. Z. Philippe Donckel

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Luksemburgut në Shqipëri, Sh. T. Z. Philippe Donckel. Presidenti vlerësoi dhe përgëzoi Ambasadorin Donckel për përpjekjet e tij në zhvillimin dhe shtysën që i ka dhënë marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Luksemburgu ka qenë gjithnjë në kahun mbështetës të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, sikundër dhe i angazhuar si partner serioz në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 Kreu i shtetit i uroi Ambasadorit Donckel suksese në detyrat që do të pasojnë.