Presidenti i Republikës së Shqipërisë

thumbnail P R 7416

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pret në një takim lamtumire Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Gjermanisë, Sh.T.Z. Peter Zingraf. Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Kreu i Shtetit përgëzoi Ambasadorin Zingraf për punën e bërë në afrimin e mëtejshëm të të dy vendeve, veçanërisht në një kohë kur Shqipëria njohu disa suksese të rëndësishme, siç ishte çelja e negociatave vitin e shkuar me Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit i uroi Ambasadorit Zingraf suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.