07/09/2022• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim kortezie Shefin e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin, Sh. T. Z. Vincenzo Del Monaco, i cili i uroi Presidentit të Republikës suksese në detyrën e re.
Gjatë takimit u diskutua për rolin e Shqipërisë në kuadër të organizatës dhe projektet mbështetëse të OSBE-së për forcimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve shqiptare.