Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Untitled Artwork 1

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pret në një takim kortezie Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Sh. T. Z. Faisal Sulaiman Ali Al – Musaileem

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Sh. T. Z. Faisal Sulaiman Ali Al – Musaileem.  Kreu i Shtetit përgëzoi Ambasadorin e Shtetit te Kuvajtit për punën e bërë në shërbim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti Begaj u ndal në nivelin e shkëlqyer që tashmë ekziston në marrëdhënien mes dy vendeve dhe perspektivën e tyre me fokus marrëdheniet në fushën ekonomike. Presidenti i Republikës uroi nëpërmjet Ambasadorit Musaileem Shtetin e Kuvajtit me rastin e Festës Kombëtare të Kuvajtit.