19 Gusht 2022 Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pret në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Sh. T. Z. Jens Erik Grøndahl
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Sh. T. Z. Jens Erik Grøndahl, i cili i uroi Presidentit të Republikës suksese në detyrën e re. Gjatë takimit u diskutua për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe situatën në rajon dhe atë ndërkombëtare. Ambasadori Grøndahl i dorëzoi Presidentit Begaj mesazhin e urimit nga Mbreti Harald V.