Presidenti i Republikës së Shqipërisë

amb hungarez

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pret në një takim kortezie Ambasadorin e Hungarisë, Sh. T. Z. Lóránt Balla

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim kortezie Ambasadorin e Hungarisë, Sh. T. Z. Lóránt Balla, i cili i uroi Presidentit të Republikës suksese në detyrën e re. Gjatë takimit u diskutua për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe situatën në rajon dhe atë ndërkombëtare. Ambasadori Balla i dorëzoi Presidentit Begaj mesazhin e urimit nga Presidentja e Hungarisë, Sh. S. Znj. Katalin Novák.