05/08/2022• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim kortezie Ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sh. S. Znj. Sophia Philippidou, e cila i uroi Presidentit të Republikës suksese në detyrën e re. Gjatë takimit u diskutua për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe situatën në rajon dhe atë ndërkombëtare. Ambasadorja Philippidou i dorëzoi Presidentit Begaj mesazhin e urimit nga Presidentja e Republikës së Greqisë, Sh. S. Znj. Katerina Sakellaropoulou.