Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Untitled Artwork 2

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pret fëmijet e shkollës “Ali Demi” në Tiranë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj pritën sot në Institucionin e Presidentit fëmijët e klasës së gjashtë të shkollës “Ali Demi” në Tiranë, të cilët kishin shprehur dëshirën për t’u takuar me Kreun e Shtetit.

Presidenti dhe Zonja e Parë bënë një bashkëbisedim me fëmijët, ku ju përgjigjën dhe pyetjeve të shumta që ata kishin.

Untitled Artwork 4

“Nuk duhet në asnjë moment të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Sa më shumë të mbani pranë librin, aq më të thjeshtë do e keni për të realizuar të gjitha ëndrrat tuaja,” i tha ndër të tjera Presidenti fëmijëve. “Na takon të gjithëve ne të bëjmë rolin tonë që fëmijët e Shqipërisë, të edukohen, zhvillohen e të rriten në një shoqëri që i mbështet në çdo hap,” shtoi më tej Presidenti.

Fëmijët patën mundësi të bënin dhe një tur për t’u njohur më nga afër me Institucionin e Presidentit.