15/09/2022• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Skënder Durmishi, i cili i uroi Presidentit të Republikës suksese në detyrën e re. Gjatë takimit u diskutua për nivelin e bashkëpunimit vëllazëror mes dy vendeve, si dhe situatën në rajon dhe atë ndërkombëtare.