Presidenti i Republikës së Shqipërisë

1 3

Lajme

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj pret Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann, e cila i dorëzoi zyrtarisht raportin e progresit për Shqipërinë.

2 3

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit në procesin e integrimit, Presidenti Begaj konfirmoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është dhe mbetet një prioritet strategjik i Shqipërisë dhe objektiv i pandryshueshëm, i mbështetur gjerësisht nga të gjithë faktorët institucionalë, politikë e shoqërorë.

Presidenti Begaj shprehu vlerësimet për raportin e hartuar nga strukturat e Komisionit Evropian, për progresin e njohur dhe problematikat e evidentuara në raport. Ai nënvizoi se ky raport duhet të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

3 3

Me këtë rast, Presidenti Begaj u bën thirrje për përgjegjshmëri e transparencë të gjithë institucioneve shtetërore, për përfshirje të gjithë aktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, duke e konsideruar integrimin një objektiv dhe interes parësor kombëtar.

Konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita janë të domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport.