29/11/2022• Lajme• Bianka Hada
Me rastin e Ditës së Çlirimit, Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj nderoi kujtimin e dëshmorëve të Atdheut, duke vendosur një kurorë pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Presidenti Begaj nderoi të gjithë heronjtë e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe shprehu mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre.