Presidenti i Republikës së Shqipërisë

akademia shkencave3 e1665420812249

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj mirëpret anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj mikpriti sot anëtarët e Akademisë së Shkencave, përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës, si dhe bashkëpunëtorë të Akademisë dhe personalitete të tjera, të pranishëm në festimet jubilare me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.

akademia shkencave2Gjatë pesë dekadave të fundit, Akademia e Shkencave u kthye në një qendër të mendimit shkencor elitar, si dhe avancimit të kërkimit shkencor në vend. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj vlerësoi se ligji i ri për shkencën, duhet të nxisë zhvillimin në të gjithë sistemin e kërkimit shkencor të vendit.

akademia shkencave4 e1665420881243Njëkohësisht, në idetë e shkëmbyera në këtë pritje, Presidenti Begaj vuri në dukje se hapja e Akademisë ndaj institucioneve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, universiteteve, instituteve e qendrave kërkimore, organizatave shkencore ndërkombëtare, ku shprehet interes për botën shqiptare, është garantuese për të ardhmen.

Presidenti i Republikës vlerësoi kontributet e akademikëve shqiptarë në vijimësinë e reformave të kërkimit shkencor, si dhe zhvillimit të vendit.