Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj mbledh në një takim përfaqësues të institucioneve dhe strukturave të angazhuara me zgjedhjet e 14 majit
Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe nisjes së fushatës zyrtare të tyre, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj mblodhi në një takim përfaqësues të institucioneve dhe strukturave të angazhuara në organizimin, administrimin dhe vlerësimin e procesit zgjedhor, përfaqësues të trupit dilpomatik dhe OSBE-ODIHR.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Begaj konsideroi organizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira e të ndershme dhe përmbushjen e vullnetit të qytetarëve, si pjesë e pandashme e aspiratës së Shqipërisë evropiane.