Presidenti i Republikës së Shqipërisë

PHOTO 2022 12 23 19 29 26

Lajme

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj vizituan sot Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë.

thumbnail 6624d4c8 4ae5 434a 97da ec617e8af853

Në këtë institucion qëndrojnë 61 të moshuar. Një staf prej 21 punonjësish mes të cilëve mjekë, infermierë, psikologë dhe punonjës social kujdesen dhe vijnë në ndihmë të moshuarve të qendrës.

Presidenti Begaj tha se vizita në këtë shtëpi të moshuarish, si në një familje të madhe në prag festash ka për qëllim të bisedojë me ta, t’i dëgjojë shqetësimet e tyre si dhe të shprehë dëshirën dhe predispozitën për t’i mbështetur.

“Ju i keni dhënë Shqipërisë dhe shoqërisë kaq shumë për vite e dekada me radhë. Keni dhënë shembullin se përkujdesi për tjetrin, sidomos për shtresat në nevojë është përgjegjësi e çdo shoqërie dhe komuniteti. Tani është momenti që këtë kontribut shoqëria t’ua kthejë përmes shërbimeve cilësore shëndetësore dhe mbështetjes së institucioneve”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit u shprehu punonjësve të qendrës përgëzime të sinqerta jo vetëm për përkushtimin që kanë treguar gjatë kohës së pandemisë – një sfidë e vështirë sidomos për të moshuarit – por për devotshmërinë që tregojnë çdo ditë, për profesionalizmin dhe humanizmin që reflektojnë.

thumbnail PHOTO 2022 12 23 19 29 26 2

“Kuptoj se infrastruktura e kësaj shtëpie të moshuarish ka nevojë për përmirësim, ngrohja dhe të gjitha kushtet që e lehtësojnë jetesen duhet të garantohen. Askush nuk duhet të ndihet i vetmuar apo i harruar, solidariteti është një virtyt i çmuar i një shoqërie”, theksoi Presidenti Begaj.