Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Lajme

Presidenti i Republikës Sh.T. Z. Bajram Begaj, bisedë telefonike me të dërguarin e Qeverisë britanike për Kosovën si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se paqja dhe stabiliteti në Kosovë janë shumë të çmuara dhe ndaj duhet të jenë prioritet kryesor. Presidenti Begaj vlerësoi se është shumë e rëndësishme që mes Kosovës dhe Serbisë të vijojë, pa vonesa dhe me vullnet të qartë politik, dialogu për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të zbatueshme nga palët. Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’iu kundërvënë Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë si dhe do të rrisin bashkëpunimin dypalësh lidhur me çështjen e sigurisë kibernetike, energjisë dhe infrastrukturën, u theksua gjatë bisedës. Nga ana e tij, Lordi Peach vlerësoi rolin e Shqipërisë si dhe nënvizoi mbështetjen e Qeverisë britanike për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.