11/05/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Polonisë, Sh.T.Z. Andrzej Duda, i cili u shoqërua nga Zonja e Parë, Agata Kornhauser-Duda.
Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes në Institucionin ePresidentit të Republikës, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, si dhe ishin pjesë e bisedimeve me delegacionet që përfaqësonin Shqipërinë e Poloninë.
Në përfundim të takimit, të dy Presidentët mbajtën një konferencë për shtyp, ku diskutuan me gazetarë nga Polonia dhe Shqipëria mbi zhvillimet të cilat patën në fokus marrëdhëniet midis dy vendeve, rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet me në qendër paqen në rajon e në botë.
Gjetjen e hapësirave për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve si dhe intesifikimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura të dy vendeve si kontribut për paqen dhe sigurinë në hapësirat euroatlantike. Presidenti Begaj vlerësoi qëndrimin e vendosur të Polonisë në mbështetjen dhe ruajtjen e stabilitetit ne Kosovë so dhe advokimin per vendin që Kosova me te drejtë në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore, të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite të mikut Duda në Tiranë.